Katër shqiptarë arrestohen në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”
Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqiprisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një makinë Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke ngarë në një autostradë përmes Serbisë, duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.

