24-11-2025

Katër të dyshuar ndalohen nga Prokuroria Themelore në Prizren

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të
Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së
paraburgimit kundër një (1) personi, i dyshuar për kryerje të veprave penale, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge, dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

 

Asnjë koment

Comments are closed.