24-11-2024

Kazerma të reja dhe rritje pagash për ushtarët në 840 euro, Abdixhiku prezanton planin e LDK-së në fushën e mbrojtjes

Abdxhiku ka thënë se do të ketë rritje të buxhetit, si dhe rritje të pagave për ushtarët.

Kreu i LDK-së poashtu ka thënë se do të ndërtohen katër kazerma ushtarake në Kosovë.

Postimi i tij:

Planet tona, kryesore, në mbrojtje parashohin:

✅ Rritje të buxhetit në plot 2% të vlerës së ekonomisë; në proporcion me vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht buxhet vjetor 200 deri 300 milion euro secilin vit.
✅ Koeficient 135-150, që nënkupton rritje të pagës për ushtarët e thjeshtë nga 616 euro sa është sot në 840.
✅ Ristrukturimi i Forcës, nëpërmjet rritjes së ushtarëve aktiv nga 4000 sa janë sot në 6000; 3000 rezervë aktive dhe 20 mijë rezervë pasive.
✅ Ndërtimi i 4 kazermave ushtarake në Kosovë, përkatësisht në Prizren, Gjakovë, Podujevë e Suharekë.
✅ Ndërtimi i lagjeve ushtarake, në investime kapitale plot 50 milionë euro gjithsejt; me qëllim të ofrimit të kushteve bazike për personelin ushtarak në vend.

Anton Quni është caktuar bartës i Departamentit të Mbrojtjes në LDK.

Asnjë koment

Comments are closed.