24-11-2024

KEDS zë 164 konsumatorë duke e vjedhur rrymën

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se i ka zënë 164 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë.

Sipas KEDS-it, vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet janë kryer 1 mijë e 976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët sipas KEDS-it, dyshohej se po keqpërdorin rrymë, transmeton Gazeta10.

“Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore”, thuhet në njoftim.

Më tej, KEDS ka thënë se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, ka thënë KEDS-i.

Asnjë koment

Comments are closed.