Kelmendi: LDK humbi 10 mijë vota me largimin tim
Biznesmeni dhe ish deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i ftuar në emisionin “Debat Plus” ka folur për partinë të cilën ka qenë pjesë në legjislaturën e kaluar.
Kelmendi ka thënë se LDK ka humbur 10 mijë vota pasi ka dalë ai nga kjo parti, percjell Indeksonline.
Ndër të tjera Kelmendi ka thënë që nuk shkon pas partive që janë në pushtet sepse nuk ka përfitime nga to.
“Unë nuk shkoj të partitë që janë në pushtet por ato në opozitë sepse unë nuk kam asnjë përfitim nga shteti”, ka thënë Kelmendi.
“Unë kudo që shkoj e përmirësoj ngjyrën e zezë duke e bërë të bardhë”, tha ndër të tjera Kelmendi.
Ndryshe, Kelmendi ka kandiduar për deputet në PDK mirëpo nuk siguroi votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.