25-11-2024

Këmbësori goditet  nga vetura në Prizren, i dyshuari në arrati

Një automjet ka goditur një këmbësor në Prizren dhe më pas është larguar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur, dje në rrugën “Ejup Statovci”, ndërsa viktima ishte nga komuniteti rom.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar për në shtëpi, ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.