Këngëtari kosovar konfirmon se është diagnostikuar me koronavirus
Tashmë është zyrtare. Këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që erdhën sot nga Gjermania.
Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostifikuar me pandeminë që tashmë po shënon përhapje të madhe.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtari para pak çastesh në një prononcim për GazetaBlic.
I pyetur se a është e vërtetë që ai veçse është i prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.