Kërcënohet me jetë drejtori për financa i komunës së Prizrenit
Drejtori i Financave në Prizren, Ertan Simitçi, është kërcënuar me jetë.
Kërcënimet i ka marrë përmes rrjetit social “Facebook”. “Kam pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese me jetë”, tregon ai.
Ertan Simitçi, javën e kaluar ka ngritur kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt.Sipas tij, Dedaj ka ofenduar komunitetin turk.
Shkresa i është dorëzuar Prokurorisë së Themelore në Prizren.“Pas kallëzimit penal kam pranuar dhjetëra mesazhe përkrahëse, por edhe kërcënuese me jetë”. “Kërcënuesit do të japin llogari para drejtësisë”.
Simitçi tha se nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve . “Dua të ritheksoj se ne të rinjtë nganjëherë veprojnë shpejtë pa menduar për rezultatet, por në këtë rast, ne jemi të vetëdijshëm për interesat tona kombëtare dhe interesat e shoqërisë sonë, prandaj këto kërcënime nuk do të na ndalin nga rrugën tonë”.
Sipas tij, kohëve të fundit në Kosovë, haset në një urrejtje dhe gjuhë fyese ndaj komunitetit turk.“Rastet e sulmeve ndaj flamurit të Turqisë janë në rritje”, shprehet Simitçi.
“Ndërmjet popullit turk dhe atij shqiptar ekziston një lidhje ndër shekullore, të cilën askush nuk mund të dëmtoj!
Për shkak se ne jemi vëllezër, jemi partner, jemi miq dhe jemi një!”.
Ertan Simitçi, aktualisht është drejtor i Financave në Komunën e Prizrenit. Ai, të njëjtën pozitë e ka pasur edhe në Qeverinë e Ramadan Mujës./rtklive.com