Një polic ka raportuar në Prizren se është kërcënuar nga dy të dyshuar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia në raportin 24 orësh nuk ka dhënë arsyet e kanosjes, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
“Prizren 06.02.2021 – 21:35. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor ka raportuar se është kanosur me jetë, nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell GazetaePrizrenit.net.