Një person është arrestuar në Dragash, si i dyshuar per kërcënimin e një zyrtari policor, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia njoftoi se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Dragash / 28.05.2024 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin nga PK.
Një rast i goditjes me veturë ndërkaq ndodhi dje edhe në Prizren, ku një polic mori lëndime, derisa i dyshuari u arrestua. / Gazeta e Prizrenit