Kërcënohet polici në Gjykatën e Suharekës
Një person është arrestuar në Gjykatën Themelore të Prizren it- dega në Suharekë.
Sipas policisë i dyshuari (K/Shqiptar), gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore dje kishte kanosur viktimën zyrtarin policor në detyrë (K/Shqiptar).
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth këtij rasti./GazetaePrizrenit.net/