03-04-2026

Kërcënoi dhe ofendoi rëndë familjen Haradinaj, arrestohet i dyshuari nga Peja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dyshohet se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen e tij.

Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke ndërmarrë masa dhe arrestuar një person të dyshuar, i identifikuar si Korab Bajgora, rreth orës 20:45, raporton Sinjali.

I dyshuari rreth pesë orë para arrestimit kishte bërë një kërcënim publik gjatë një transmetimi live në rrjetin social Facebook, ku kishte kërcënuar drejtpërdrejt kreun e AAK-së dhe familjen e tij.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.

“E kam për obligim për Fidan Shatin me ua dh* shpirtat, hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmi.Ta q*fsha Anitën n’zemër”, tha ai në video, duke përmendur edhe bashkëshortën e liderit të AAK-së.

 

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.