Kërcënoi me vrasje burrin në Prizren, arrestohet gruaja
Sot, me datë 16 janar 2022, stacioni policor Prizren-Veri, në rrugën “Lahuta e Malësisë” në Prizren, e ndaloj të dyshuarën e cila kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj viktimës më të cilin ishte duke bashkëjetuar.
Rasti kishte ndodhur gjatë muajit Korrik 2021, kur viktima kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.
Ky rast ishte iniciuar në polici dhe, nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes.
Andaj sot, e dyshuara S.H e lindur në vitin 1981, u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore.
Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri./IO