19-03-2026

Kërkohej ndërkombëtarisht për pastrim parash dhe dro*gë, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Morinës këtë të enjte, pasi tentoi të futej në territorin shqiptar.

Sipas raportimeve të policisë, është arrestuar F. A., 34 vjeç, banues në Kosovë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga autoritetet holandeze për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.

“Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:  -F. A., 34 vjeç, banues në Kosovë.


Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta””, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

Asnjë koment

Comments are closed.