Kërkohen para për të ndërtuar përmendoren e Skënderbeut në Prizren
Kërkesën e shoqatës e ka pranuar komuna e Prizrenit, e cila si ndihmë ka ndarë 9 mijë euro.
Ndërsa, siç theksoi Abaz Fejzullahu sonte në “Fol Shqip Shoë”, në Zvicër janë mbledhur mbi 22 mijë franga dhe euro, derisa edhe në SHBA dhe Gjermani janë mbledhur disa shuma të parave për këtë qëllim.
Deri tash thuajse gjysma e parave janë grumbulluar.
Gurthemeli i shtatore është bërë më 28 nëntor të vitit 2019, ndërsa, përurimi i saj pritet të bëhet më 2 mars të këtij viti.