27-11-2024

Kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit Kujtim Munishi

Protesta e dytë e thirrur nga kolektivi për Mendim dhe Vepra Feminist po kërkojnë me ngulmë dorëheqjen e Kryeprokurorit Kujtim Munishi. 

Organizatorja e kësaj organizate akuzojë institucionet përgjegjëse për rastin e 11-veçares për mungesë profesionaliteti. Ajo tha se Prokurorisë i’u deshe një presion i madh publik që informata të dalin në pah dhe se kishin dështuar të ndërmarr hapa në lidhje me trajtimin e duhur të rastit.

“Dhuna ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është sistematike, përderisa ajo ndërmjetësohet nga Qeveria, e njëjta është theksuar tek prokuroria dhe gjyqësori, prandaj në kërkojmë këtu, sot llogaridhënie për mungesën e profesionalitetit dhe neglizhencës në lidhje me sigurimin e drejtësisë për të gjitha vajzat dhe gratë. Të premten e kaluar u njoftuam se vajza 11-vjeçare përpos përdhunimit që kishte përjetuar nga pesë djem e burra në ajo kishte qenë viktime e trafikimit nga gjashtë burra të tjerë dhe për këtë prokuroria ishte në dijeni. Prokuroria kishte dështuar të ndërmerte, ndonjë hap për t’i ofruar trajtim të duhur rastit të vajzës së mitur, u deshtë një protest dhe presion i madh publik që informatat në lidhje më rastin të dalin në pah”, tha ajo.

Aktivisja, Anita Mjeku, për IndeksOnline bëri të ditur se kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit, Kujtim Munishi, dhe se nuk do të ndalen deri sa Qeveria t’i marrë parasysh të gjitha kërkesat e tyre.

“Protesta e sotme është vazhdimësi e asaj të mërkurës, për shkak se kërkesat tona që i kishin të mërkurën nuk u murrën parasysh, kjo është revoltë ndaj mos adresimit të duhur ndaj kërkesave. Ndonëse Qeveria ka dalur më një propozim që ka thënë që kërkesat janë duke i marrë parasysh dhe duke i shqyrtuar, neve kjo nuk na mjaftoj, andaj e kemi ndërruar trajektoren prej Qeverisë dhe kemi ardhur të Këshilli prokurorial i Kosovës, kundër të tjera po kërkojmë të shkarkohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.  Ne jemi ulur këtu jemi duke rezistuar, po presim që kanë më iu bashkëngjit edhe më shumë turmës, do të tentojmë të bllokojmë edhe hyrjen tjetër, hyrjen emergjente, deri sa të shkarkohet ose të jap dorëheqje si akt moral, ne nuk do t’i lirojmë hapësirat e KPK-së. Kjo është protesta jonë e dytë, nëse kërkesat tona nuk adresohen ne do të protestojmë dhe nuk do të ndalemi”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

Një tjetër protestuese, Fjolla Shaipi, tregoi për IndeksOnline disa prej kërkesave të organizatës. Ata kërkuan që nëpër shkolla të hy në fuqi mësimi për edukatën seksuale.

“Janë parashtruar disa kërkesa prej organizatave të cilat e kanë organizuara protestën për herë të dytë, personalisht për mua më intereson të lejohet spreji për vetëmbrojtje, ta kenë nëpër shkolla edukatën seksuale edhe më pas njësi speciale brenda policisë që merren më rastet e përudhimeve apo çfarëdo rasti që ka të bëje më gratë dhe femrat e pambrojtura”, deklaroi ajo.

Gjatë ditës së djeshme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi përpara mediave se po shqyrtohet mundësia e legalizimit të sprejit irritues në raste të vetëmbrojtjes, si dhe futja e lëndës së edukatës seksuale, në kurrikulat /Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.