31-05-2025

Kërkohet ky person për vjedhje – Policia publikon pamjet

Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Personi në fjalë shihet në fotografi/video, dhe autoritetet po kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

Apelojmë te qytetarët: Kushdo që ka ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar, lutet të kontaktojë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar: info@kosovopolice.com.

Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zgjidhjen e rasteve dhe ruajtjen e sigurisë publike.

Asnjë koment

Comments are closed.