04-11-2025

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor.

Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga lagjja Jeta e Re.

Ajo është rreth 1.65 centimetra e gjatë, peshon afërsisht 45 kilogramë dhe ka flokë e sy të zinj.

Sipas informacioneve, ajo kishte dalur nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më.

Rasti është raportuar edhe në polici më 1 nëntor rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Organet e rendit kanë aktivizuar njësitë e kërkimit dhe patrullat në terren, ndërsa Prokurori i rastit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e kërkimeve intensive me qëllim që vajza të gjendet sa më shpejt.

“Rasti i fundit “Person i zhdukur” është raportuar më datë 01.11.2025. Sipas raportimit të familjarëve, vajza e tyre 15-vjeçare është larguar nga shtëpia në mbrëmjen e datës 31.10.2025. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim që personi i zhdukur të lokalizohet dhe të gjendet sa më shpejt”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Asnjë koment

Comments are closed.