Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona.
Sipas njoftimit, fjala është për katër Komisionerë të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” dhe një në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Zgjedhor KKZ Prizren, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, kurse seanca e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim”.
“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, u tha në njoftimin e GjTh të Prizrenit
