Kërkohet përkrahje nga bashkatdhetarët për Dardanët në duel me danezët
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të mërkurën do të përballet me Danimarkën, në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Danimarka dhe Kosova do të ballafaqohen në “Arena Naestved” nga ora 18:00, në një ndeshje që pritet të sjell duel tejet interesant.
“Dardanët” në duel me danezët hynë pas fitores se madh kundër Zvicrës, ndeshje kjo e zhvilluar pak ditë më parë në Prizren.
Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes një njoftimi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Danimarkë për të mbështetur djemtë e Kosovës në duel me danezët.
“Danimarka dhe Kosova do të përballen të mërkurën (26 korrik) në Arena Naestved nga ora 18:00. Basketbollistët e Kosovës presin përkrahje nga bashkatdhetarët që jetojnë në Danimarkë, ashtu si ka ndodhur në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur si mysafirë. Ky takim është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e Dardanëve. Ndeshja është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025”, thuhet në njoftimin e FBK-së./rtk