Këshilltari Alush Shala: PDK-në nuk përfaqësoj në Kuvendin e Prizrenit
Këshilltari i Kuvendit të Prizrenit, Alush Shala, nuk tregon arsyet që kanë shtyrë të japë dorëheqje nga PDK-ja.
Thotë se për dorëheqjen e tij është njoftuar me kohë PDK-j.
“Vendimi im ka të bëjë me pakënaqësinë lidhur me zhvillimet brenda subjektit politik. Po, PDK-në e kam njoftuar me arsyet që më kanë shtyrë që të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e partisë”, ka thënë Shala për “Koha Ditore”.
Ai ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e grupit të këshilltarëve të PDK-së.
Shala ka pohuar se do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet për vazhdimin e aktivitetit politik.
“Besoj se jam i pranueshëm për të gjitha subjektet politike. Por do të shohim, do të mendohem”.
Grupi i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit prej së premtes është tkurrur për një anëtar. Alush Shala, që në mandatin aktual ka qenë njëri prej këshilltarëve më aktivë të PDK-së opozitare ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake.
“Të nderuara struktura, simpatizantë dhe mbështetësit e mi, më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e treguar ndaj meje në të gjithë rrugëtimin tim politik dhe më lejoni t’ju njoftoj se që nga sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka njoftuar Shala, përmes rrjeteve sociale.