Këshilltari i Haradinajt: Prej sot as rryma më nuk ndalet
Problemeve të ditëve të fundit me furnizimin me energji elektrike duket se u ka ardhur fundi.
Kështu së paku lë të nënkuptohet nga një deklarim përmes Facebook nga këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, njofton Klan Kosova.
“Prej sot as rryma mo nuk ndalet!”, ka shkruar ai, pa dhënë sqarime se cilat veprime janë ndërmarrë që gjendja e furnizimit me rrymë të përmirësohet.