24-11-2024

Këshilltari i Kurtit e publikon një dokument: BE kishte sanksionuar Vuçiqin për shkak të mbështetjes së gjenocidit

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka publikuar një dokument përmes së cilit thotë se në vitin 1999, BE-ja e kishte sanksionuar Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

Prandaj, thotë se në këtë vit, 2023, Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, shkruan ai.

Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE. Atëherë Vuçiq ishte ministër i Informacionit./GS

Asnjë koment

Comments are closed.