22-11-2024

Këta fermerë nga Rahoveci janë përfitues për ndërtimin e serrave

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar raportin për fermerët, të cilët kanë plotësuar kriteret e aplikimit dhe janë përzgjedhur si përfitues, për ndërtimin e serrave.

Sipas njoftimit të Komunës,  projekti është realizuar me participim 80 % komuna 20 % fermeri duke u bazuar në thirrjen e publikuar të datës 20.09.2019, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Përfituesit për serra janë fermerët në këtë listë nga Nr.1 deri me 237.

Fermerët nga Nr.238 deri me 244 janë ranguar në listën e pritjes.

Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), për të nënshkruar kontratat dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data  02.03.2020 deri me 31.05.2020.

Raportin me të gjitha detajet mund ta gjeni në këtë vegëz; 

https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/02/Raporti-per-fermeret-te-cilet-kane-plotesuar-kriteret-e-aplikimit-dhe-jane-perzgjedhur-si-perfitues-per-ndertimin-e-serrave-me-participim-80-20.pdf .

Asnjë koment

Comments are closed.