07-06-2025

Këta janë 18 të arrestuarit në operacionin e madh të Prokurorisë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka realizuar dje një operacion madhor. Në pranga kanë rënë 18- të dyshuar për degradim të ambientit.

Gazeta Insajderi sjell ekskluzivisht listën me emrat e arrestuar nga operacioni që kishte synim goditjen e krimit kundër ambientit.

Personat e arrestuar në këtë aksion janë: Shpejtim Likaj, Miftar Likaj, Flamur Likaj, Armend Likaj, Hasan Kalimashi, Rifat Kalimashi, Fadil Gashi, Naser Elshani, Burim Krasniqi, Ilion Shala, Faton Kalimashi, Tahir Muharremi, Sead Duraku, Valon Duraku, Haxhi Elshani, Haki Salluka, Daut Muharremi, Xhemal Ukaj.

Gjykata megjithatë ka vendosur që të mos i dërgojë paraburgim, por vetëm arrest shtëpiak.

Insajderi po ashtu raportoi se në mesin e disa kompanive qe janë kapur në këtë krim, dhe mjetet e të cilave janë bllokuar nga Prokuroria janë: “Likaj”, “Dili Commerc”, “Betonjerk Doni”, “Burimi”, “Kalimashi”, dhe disa kompani të tjera.

Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, dje ka thënë se operacioni është realizuar në 14 lokacione.

“Janë sekuestruar 38 mjete pune të ndryshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, që shtrihen nga Krusha e Vogël deri në Landovicë”, tha Kryeziu./Insajderi

Asnjë koment

Comments are closed.