28-11-2024

Këta janë deputetët me më shumë mungesa në Kuvendin e Kosovës (Dokument)

Rrogat u ecën, por jo edhe ata vet, deri te Salla e Kuvendit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbylli me 4 gusht sesionin pranveror të Kuvendit, me gjithsej 45 seanca të mbajtura.

Seanca plenare e seanca të jashtëzakonshme, për disa prej tyre, shumë deputetë nuk patën kohë.

Ka edhe të tillë që pjesëmarrjen e kanë pasur nën mesatare.

A i kanë këto mungesa të “arsyeshme” apo të “paarsyeshme”?

Disa deputetë kanë qenë “dembelë” sa i përket pjesëmarrjes në seanca të Kuvendit.

Lexo edhe:

I dënuari për keqpërdorim detyre, kryetar i Komisionit për Ankesa në Komunën e Prizrenit

Për shembull, nga 45 seanca të mbajtura, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, mori pjesë në vetëm 5 prej tyre.

Performancë pakëz me të mirë pati ish-deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila mori pjesë ne vetëm dy seanca më shumë se Kastrati – në 7 sosh.

Treshës së deputetëve që morën më së paku pjesë në seanca i bashkangjitet kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi (12 seanca).

Krasniqi pasohet nga Lumir Abdixhiku (17 seanca) dhe nga Behgjet Pacolli (20 seanca).

Indeksonline raporton se nga kryetarët e Grupeve Parlamentare, pjesëmarrja ishte më e mirë në krahasim me disa nga deputetët e partive të tyre.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e GP të Vetëvendosjes mori pjesë në 41 nga 45 seancat e sesionit pranveror, teksa Enis Kervan, shef i GP Multietnik mori pjesë në 37 seanca.

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri mori pjesë në 36 seanca, e në vetëm tri seanca më pak ishte pjesëmarrës shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi (33 seanca).

Abelard Tahiri, si prijës i deputetëve të PDK-së në Kuvend, mori pjesë në 31 seanca, ndërkaq Igor Simic ishte shefi i GP me më pak pjesëmarrje: 25 sosh (GP Lista Serbe).

Në anën tjetër, Kuvendi pati edhe deputetë të “zellshëm”.

Shtatë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje patën pjesëmarrje 100% në sesionin pranveror.

Nijazi Isaku, Milazim Salijaj, Enver Dugolli, Besim Muzaqi, Avni Dehari, Arta Bajralija dhe Agon Batusha, morën pjesë në 45 prej 45 seancave të sesionit pranveror, raporton Indeksonline.

Megjithatë, pjesëmarrja e përgjithshme e deputetëve ka qenë e lartë: 82.22%.

Sesioni vjeshtor i Kuvendit tashmë ka filluar, teksa mbetet të shihet sa do të jenë aktivë deputetët në këtë sesion./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.