Këta janë gjashtë të arrestuarit e dyshuar për keqpërdorime me shpronësime
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka realizuar një aksion arrestimesh lidhur me dyshimet për keqpërdorime serioze në proceset e shpronësimit, raporton Sinjali.
Sipas informatave të siguruara, në kuadër të këtij rasti janë arrestuar: Jovica Mitrovic, Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani, dhe Nexhmije Karaqi.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti lidhet me dyshime për veprime të organizuara dhe përfitime të kundërligjshme gjatë procedurave të shpronësimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, shkruan Sinjali.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pritet që ndaj tyre të zhvillohen veprime të tjera hetimore, përfshirë intervistimin dhe caktimin e masave procedurale.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
