Këta janë kandidatët për deputetë nga LDK e Prizrenit
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka përcaktuar kandidatët të cilët garojnë për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Listës do t’i prijë kreu i degës dhe njëherësh deputet aktual, Driton Selmanaj.
Pjesë e listës janë edhe Anton Quni, Drita Millaku, që sapo ka aderuar në LDK nga Vetëvendosja, pastaj mjeku, Shaban Osmanaj nga Hasi, Xhavit Ukaj, Alina Shishko.
Sipas burimeve të portalit, këta emra janë zyrtarizuar nga Dega e Prizrenit, e cila është në proces të përcaktimit edhe të një kandidati.
Pos Selmanajt, siç dihet aktualisht deputet nga rajoni i Prizrenit është edhe Quni. /Gazeta e Prizrenit
P. S Foto nga Kuvendi Zgjedhor