Katër kandidatë janë klasifikuar si potencialisht të mundshëm për postin e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit, duke u bazuar në burime të konfirmuara.
Në listën e ngushtë janë përfshirë ish-drejtoresha Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, si dhe Dr. Afrim Avdaj, Sami Ahmetaj e Osman Hajdari, të cilët kanë plotësuar kriteret e kërkuara për këtë pozitë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Aktualisht, me vendim të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Shefki Xharra është emëruar si Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të këtij institucioni shëndetësor.
Ai e ka marrë këtë detyrë pas përfundimit të mandatit trevjeçar të Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj në krye të spitalit./Gazeta e Prizrenit