03-01-2025

Këta janë katër të arrestuarit për therjen me thikë të mërgimtarëve në Prizren

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi me thikë nga një grup personash.

Gazeta Sinjali mësoi ekskluzivisht identitetin e viktimave të këtij sulmi, ku bëhej fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtarë).

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve dhe ata janë: Orhan Ademaj,  Elion Hoxhaj,  Arber Hoxhaj dhe Erion Susuri.

Këta të fundit, përveç sulmit me thikë ndaj tyre, të dyshuarit ia shpërthyen edhe gomat e veturës së viktimave, duke ia pamundësuar atyre lëvizjen.

Viktimat më pas janë transportuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga atje thuhet se gjendja e tyre është mjaft e rëndë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku personat e dyshuar – katër – janë identifikuar tashmë dhe arrestuar.

Të njëjtit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tenativë”.

Asnjë koment

Comments are closed.