Këta janë komisionerët e ndaluar për “falsifikim” votash në Malishevë
Në kuadër të hetimeve për falsifikim të rezultatit të votimit, Prokuroria e Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj një numri komisionerësh zgjedhorë, të dyshuar për manipulim të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka të bëjë me incidentin e ndodhur më 23.01.2026, rreth orës 08:30, në Malishevë, ku pas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka intervistuar gjithsej 59 persona, të gjithë në cilësinë e komisionerëve zgjedhorë.
Pas intervistimit dhe analizimit të provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 15 persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Këta janë të ndaluarit për 48 orë: Eliona Kryeziu, Denis Zogaj, Astrit Hoxha, Albesa Krasniqi, Kastriot Paqarizi, Fatime Krasniqi, Nderim Bytyqi, Njomza Guncati, Kujtim Bytyqi, Elton Hoti, Eronë Kryeziu, Besa Mazreku, Enis Hoti, Arbër Kastrati, Nexhat Krasniqi.
Të gjithë të ndaluarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës, ndërsa rasti është duke u trajtuar në koordinim të plotë mes Policisë dhe Prokurorisë kompetente.

Hetimet për falsifikim të rezultatit të votimit janë në vazhdim. Gazeta Sinjali do të vazhdojë t’ju informojë me detaje të reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


