30-12-2025

Këta janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 34 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

  • Albin Kurti 115.590 vota
  • Glauk Konjufca 89.916 vota
  • Albulena Haxhiu 46.543 vota
  • Hekuran Murati 46.228 vota
  • Donika Gërvalla 41.032 vota

Partia Demokratike e Kosovës

  • Bedri Hamza 53.853 vota
  • Arian Tahiri 25.703 vota
  • Përparim Gruda 24.190 vota
  • Uran Ismaili 18.493 vota
  • Sala Jashari 17.307 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

  • Lumir Abdixhiku 25.233 vota
  • Hykmete Bajrami 16.018 vota
  • Ukë Rugova 14.058 vota
  • Avdullah Hoti 12.414 vota
  • Doarsa Kica Xhelili 12.363 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

  • Ramush Haradinaj 12.879 vota
  • Daut Haradinaj 7.855 vota
  • Besnik Tahiri 7.723 vota
  • Bekë Berisha 5.712 vota
  • Time Kadrijaj 5.275 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./GS

Asnjë koment

Comments are closed.