Këta janë personat që humbën jetën nga rrëzimi i skelave në Vjenë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën.
Tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe një tjetër me emrin Istref Zekaj.

Viktima e katërt është nga Bosnja. Një person tjetër mbeti i lënduar, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk janë të konfirmuar, shkruan albinfo.at.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme.
Lexo edhe:
Formohet një drejtori e re në Komunën e Prizrenit, caktohet edhe drejtori

