24-11-2024

Këta janë skenarët që Kosova të dal para Rumanisë në grupin e Ligës së Kombeve

Përfaqësusja e Kosovës gjatë kësaj jave do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombëve.

“Dardanët” do të përballen me Rumaninë në udhëtim me 15 nëntor ndërsa tre ditë më vonë e presin Lituaninë në ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

Kosova deri më tani ka grumbulluar 9 pikë nga katër ndeshje dhe renditen në vendin e dytë, tre pikë më pak se Rumania.

Pikërisht ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë vendimtare për djelmoshat e Franco Fodas, nëse duan të renditen të parët në grup.

Por cilët janë skenarët e munshëm që Kosova të dal e para në grup?

Kosova duhet të fitojnë përballjen me Rumaninë me diferencë prej 4 golave, pasi në ndeshjen e parë kanë pësuar humbje me rezultat 0-3.
Kosova të fitojë ndeshjen me Rumaninë me rezultat 0-3 dhe të fitoj ndeshjen me Lituaninë, ndërsa Rumania të fitoj ndaj Maltës me rezultat me diferencë më të vogël se ai mes Kosovës dhe Lituanisë.
Kosova të fitoj të dy ndeshjet, atë me Rumaninë dhe Lituaninë, derisa Rumania të barazoj në ndeshjen e fundit ndaj Maltës.
Kosova të fitoj ndeshjen me Rumaninë dhe të barazoj me Lituaninë, nëse Rumania pëson humbje nga Malta në ndeshjen e fundit.
Kosova ndodhet në Ligën C të Ligës së Kombeve e cila është e ndarë në katër zona.

Të katër zonat formësohen nga 4 grupe me po aq skuadra.

Vendet e para, kalojnë një Ligë më lartë, si dhe luajnë ndeshje në Play-Off, për kualifikim në botërorin e ardhshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.