Këta janë tre të arrestuarit për gjueti të paligjshme në Prizren
Gjuetia e paligjshme është një fenomen që me sa duket, nuk zhduket lehtë në vendin tonë. Gjuajtja e kafshëve të egra dhe mbytja e tyre përbën vepër penale, nëse kryhet në territorin ku është e ndaluar dhe pa leje përkatëse, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksion i Policisë sot në Prizren gjatë një plani operativ me qëllim të parandalimit të këtyre veprave, ka rezultuar në arrestimin e pesë personave.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrat e tre nga pesë të arrestuarit nga ky aksion, të cilët janë: E. Sejda, S. Dzaferi dhe E. Alija.
Të dyshuarve iu janë sekuestruar shtatë armë, ku tre prej të cilave kanë qenë pa leje adekuate nga organet përgjegjëse, dhe gjithashtu janë sekuestruar edhe katër radio marrës dhe municioni përkatës.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.