Këta kandidatë morën më së shumti vota me kusht
KQZ-ja ka vazhduar me procesin e numërimit të votave me kusht.
VV-ja ka siguruar pak më shumë se 40% të votave. Në VV, trendi i më të votuarve është i njëjtë edhe në votat me kush
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Peci, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla dhe të tjerë, janë më të votuarit.

Ngjashëm edhe në PDK, ku Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari kanë marrë më së shumti vota.
Kurse në LDK, janë Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti.