27-01-2026

Këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm

Në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha fletëvotimeve.

Bazuar nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, që janë rezultate preliminare, ku nuk janë të përfshira votat me kusht, me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe të kosovarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, këta deputetë pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Në listat më poshtë janë të renditur emrat e kandidatëve për deputetë që kanë marrë më së shumti vota, por më poshtë sqarohet edhe llogaritja me kuotën gjinore.

Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i sigurojë 56 ulëse me këtë përbërje: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Alban Bajrami, Edona Llalloshi, Refki Suma, Mefail Bajqinovci, Jeta Statovci, Nezir Kraki, Ardiana Matoshi, Ardian Gola, Armend Muja, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Taulant Kelmendi, Blerim Gashi, Fitore Pacolli-Dalipi, Artane Rizvanolli, Hysen Durmishi, Labinotë Demi, Dimal Basha, Arbër Rexhaj, Agim Bahtiri, Arbëreshë Kryeziu, Fatos Geci, Arjeta Fejza, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Valon Ramadani, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Fatmire Kollçaku, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Arsim Ademi, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Rozeta Hajdari, Valon Hoti, Sylejman Meholli, Ilir Kërçeli, Salih Zyba dhe Naim Bardiqi.

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i fitojë 23 ulëse: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Xhavit Haliti, Besa Kabashi-Ramaj, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Blerta Deliu-Kodra dhe Jakup Nura.

Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i rrëmbejë 15 karrige: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ardiana Thaqi-Meta, Ermal Sadiku dhe Fadil Hadërgjonaj.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë gjashtë deputetë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku dhe Time Kadrijaj.

Këto janë rezultate preliminare, dhe disa emra mund të ndryshojnë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

Rezultatet sipas kuotës gjinore

Sipas Ligjit për zgjedhjet, duhet të plotësohet kuota gjinore duke përfshirë 30% gra në lista. Sipas të dhënave të deritanishme, LVV-ja e ka tejkaluar këtë përqindje, duke mos pasur nevojë të bëhen kalkulime tjera në listën e saj të kandidatëve për deputetë.

Ndërkaq, në PDK mund të ketë ndryshime, meqë në listën aktuale nuk përmbushet kërkesa ligjore prej 30 për qind gra. Prandaj, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arbnore Salihu pritet të zënë ulëse, meqë janë kandidatet më të votuara gra në radhë.

Edhe në LDK nuk do të ketë nevojë për ndryshime, meqë janë 5 gra në 15 ulëset që kjo parti i ka fituar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në AAK mund të ketë ndryshime pasi aktualisht është vetëm një grua, Time Kadrijaj që ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete, pa kuotë gjinore. Albana Bytyqi pritet t’ia zë vendin Agim Çekut. /Klankosova.tv

 

Asnjë koment

Comments are closed.