28-06-2024

Këto janë datat e ndeshjeve të Ballkanit në Ligën e Kampionëve, dueli i parë në Andorrë

Ballkani njoftoi për datat se kur do t’i zhvillojë dy duelet në fazën kualifikuese të UEFA Champions League

Kampioni në fuqi do të përballet me skuadrën kampione të Andorrës, UE Santa Coloma.

‘Portokallinjtë’, kampanjën evropiane në Ligën e Kampionëve do ta nisin të martën e 9 korrikut si mysafir.

Ndërkohë, ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në shtëpi një javë më vonë, më 16 korrik.

Forma më e lartë në historinë e këtij klubi, ishte në vitin e kaluar, ku në kualifikimet për UEFA Europa Conference League, arritën deri në raundin e tretë./GS

Asnjë koment

Comments are closed.