Këto janë dy vik*timat që mbetën të vde;kura nga aksidenti në autostradë afër Prizrenit
Në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën ” Ibrahim Rugova”, ku viktima kanë mbetur dy shtetase nga Shqipëria.
Top Channel raporton se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë.
Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani.
Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.

Të dy gratë nga Shqipëria, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.
Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale.
