Krahasuar me ditën e paraprake, sot ka pasur një rënie të ndjeshme prej 72 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.
Po ashtu rënie ka edhe në Prizren apo 22 raste më pa se dje kur ishin 37 raste, raporton Gazeta e Prizrenit.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një rast i vdekjes, në Prizren 1 rast (78 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.291 mostra, prej të cilëve rezultuan 321 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, të gjithë 13 të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 2 rast në Lubinjë e Epërme, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: