23-11-2024

Këto janë lokalitetet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Sot sërish është raportuar për rënie të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel vendi ka 100 raste më pak, derisa në Prizren 20 raste, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Nga raporti del se brenda 24 orëve të fundit nga 11 rastet e vdekjeve me Covid, 3 janë në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për 2 raste në Prizren (75, 65 vjeç) dhe në Dragash 1 rast (64 vjeç).

Në Malishevë 1 rast (63 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).

Lexo edhe:

22 raste të vdekjeve me Covid gjatë javës në rajonin e Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.219 mostra, prej të cilave rezultuan 539 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 7 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 1 nga fshatrat Poslisht dhe Zhur, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.