23-11-2024

Këto janë lokalitetet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje të lehtë të rasteve të prekura nga Covid-19, por në Prizren një rast më pak se dje transmeton Gazeta e Prizrenit

Në nivel të Kosovës janë 13 raste më shumë, ndërsa në Prizren 72 më pak se dje.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar 1 rast i vdekjes, në Malishevë ka vdekur një 82 vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 2.325 mostra, prej të cilëve rezultuan 301 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 9 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa nga një në Malësi të Vrrinit dhe Krushë e Vogël, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.