Këto janë ndryshimet e bëra brenda kryesisë së LDK-së
Tek nënkryetarët, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Anton Quni mbesin të pandryshuar, ndërkohë që janë shtuar edhe Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, secili me detyra specifike. Në vitin 2021 nënkryetare ka qenë edhe Shqipe Mjekiqi, por kjo e fundit ka ndarë rrugët me LDK-në.
Tek sekretarët, Imri Ahmeti mbetet i pandryshuar, ndërkohë që atij i është bashkuar edhe Sokol Haliti. Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm, ndërkohë Haliti do të jetë Sekretar i Degëve Jashtë, raporton express.
Forumin e Gruas do të drejtojë Jehona Lushaku Sadriu. Nga viti 2021 këtë forum e kishte drejtuar Lirije Kajtazi. Ndërkohë që Paris Guri do të jetë kryetar i Forumit Rinor duke e pasur në këtë post Fidan Rekaliun.