25-11-2024

Këto janë shtetet që i janë shtuar listës së karantinës në Zvicër

Kushdo që hyn në Zvicër nga një zonë rreziku duhet të jetë në gjendje të tregojë një test PCR. Kjo vlen duke filluar nga 8 shkurti, edhe nëse hyrja bëhet përmes rrugës tokësore.

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka azhurnuar listën e saj të karantinës më 1 shkurt 2021. Sipas saj, kushdo që hyn në Zvicër nga një zonë rreziku duhet të jetë në gjendje të tregojë një test PCR. Kjo vlen duke filluar nga 8 shkurti, edhe nëse hyrja bëhet përmes rrugës tokësore. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.

Pas hyrjes në Zvicër, ata duhet të hyjnë në karantinë 10-ditore. Karantina mund të ndërpritet nga dita e shtatë nëse ndërkohë personi ka test negativ.

Ka përjashtime për udhëtarët ndërkufitarë.

Nga ana tjetër kushdo që mbërrin në Zvciër me aeroplan (edhe ata nga vendet jashtë zonave të rrezikut) duhet të jetë gjithmonë në gjendje të tregojë testin negativ PCR.

Lista e karantinës nga 1 shkurti 2021

Në Gjermani: Landi i Saksonisë dhe ai i Turingenit

Në Francë: Rajoni Provence-Alpes-Cote d’Azur

Itali: Rajonet: Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Veneto

Austri: Landi i Salzburgut

Vendet e reja në listë janë: Estonia, Letonia, Izraeli, Libani, Malta, Monako, Portugalia, Sllovakia, Qiproja, Spanja, përcjell albinfo.ch.

Lista me të gjitha shtetet

Andorra

Brazili

Estonia

Irlanda

Izraeli

Letonia

Libani

Lituania

Malta

Monako

Mali i Zi

Mbretëria e Holandës

Panama

Portugalia

San Marino

Suedia

Sllovakia

Sllovenia

Spanja

Republika Çeke

Afrika e Jugut

Mbretëria e Bashkuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qipro

Asnjë koment

Comments are closed.