22-11-2024

Këto janë tri vaksina të reja që do shtohen për fëmijët, doktoresha e QKMF-së jep detaje

Ajo tha se me vendosjen e këtyre vaksinave, Kalendari i vaksinave të obligueshme të fëmijëve në Kosovë i përafrohet kalendarit Evropian.

Sipas Canollit, kalendari i ri është aprovuar nga Ministria e Shëndetësie dhe tri vaksinat e reja janë kundër pneomokokut, rotavirusit dhe humanpapilloma virusit.

Doktoresha tha se është e rëndësishme të ceket se vaksina kundër pneomokokut mbron  nga streptokoku-spleumonie që është shkaktarë kryesorë i pneomonive të fëmijët e vegjël.

“Nga data dy tetor kemi filluar më implementimin  e kalendarit  të ri të imunizimit të aprovuar nga Ministria Shëndetësisë. Kalendari i ri përmban edhe tri vaksina të reja, vaksinën kundër pneomokokut, rotavirusit dhe humanpapilloma virusit. Është me rendësi të cekim se vaksina kundër pneomokokit të mbronë nga streptokoku-spleumonie që është shkaktarë kryesorë i pneomonive të fëmijët e vegjël nën 5 vjeç sidomos të ata nën 2 vjeçe”, tha ajo.

Canolli sa i përket vaksinës kundër rotavirusit tha se ajo mbron fëmijët nga rotavirusi që është një ndër shkaktaret me të shpesh të barkëqitja e fëmijëve, ndërsa sa i përket vaksina kundër humanpapilloma virusit, ajo tha se parandalon kancerin e qafës së mitrës.

“Vaksina kundër rotavirusit të mbron nga rotavirusi qe është një ndër shkaktaret me të shpesh të barkqitja e fëmijëve dhe vaksina kundër  humanpapilloma virusit të mbrojnë nga humanpapilloma virusi që është shkaktar i infeksioneve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga ky virus, siç është shkaktari kryesor i kancerit të qafës se mitrës, pra parandalon kancerin  e qafës se mitrës. Me përfshirjen e këtyre vaksinave në kalendarin e ri të imunizimit, kalendari ynë i vaksinimit iu përafrohet kalendarit Evropian”, tha ajo për EO.

Asnjë koment

Comments are closed.