Krahasuar me ditën paraprake, ka rënie për 143 të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, derisa në Prizren janë 12 raste më pak, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, 5 prej tyre në komunat e rajonit tonë: Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Suharekë 1 rast (43 vjeç) dhe Dragash 1 rast (68 vjeç).
Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 444 raste pozitive.
Lexo edhe:
Sa i përket Prizrenit, 23 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 10 rastet tjera në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: