Krahasuar me ditën e paraprake, derisa sot ka pasur një rënie të lehtë prej 5 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, në Prizren ka disa fish rritje të rasteve, pasi numri i tyre është ngritur nga 6 në 48 sosh, raporton Gazeta e Prizrenit
Ndërkaq brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një raste të vdekjes: Prizren 1 rast (84 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.192 mostra, prej të cilëve rezultuan 282 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 39 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: