Krahasuar me ditën paraprake ka pasur rënie të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sa i përket Kosovës ka pasur 82, ndërsa në Prizren janë 3 raste më pak.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një rast i vdekjes, në Prizren 1 rast (48 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.062 mostra, prej të cilëve rezultuan 290 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 22 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 8 raste në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: