Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19
Krahasuar me ditën paraprake ka pasur shtim të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Në nivel të reublikës janë 55, ndërsa në Prizren 24 raste më shumë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, dy prej të cilave në komunën e Prizrenit.Sipas IKShPK-së, dy persona një, 46 dhe 54 vjeç janë nga Prizreni, ndërsa nga Rahoveci 2 raste (76, 52 vjeç).
Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 340 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 25 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa të infektuarit e tjerë në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: