Krahashuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rënie të numrit të të prekurve me Covid-19.
Në nivel të Kosovës kanë qenë 93, ndërsa në Prizren kemi 12 raste më pak, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.712 mostra, prej të cilëve rezultojnë 637 raste pozitive.
Brenda kësaj kohe, janë raportuar dy raste të vdekjes në Prizren ( një 71 dhe 65 vjeçar), dhe në Suharekë 1 rast (85 vjeç).
Sa i përket Prizrenit, 10 të infektuarit janë nga Prizreni, ndërsa nga një në fshatrat Malësi e Re dhe Poslisht, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: